Tani mund të paguheni për të ndejtur në vaskë!

Tani mund të paguheni për të ndejtur në vaskë!

14:16, 18/02/2020
A+ Aa A-

Një vaskë me fllucka është mënyra perfekte për tu çlodhur pas një dite të gjatë. Tani ju mund të paguheni për tu relaksuar.

ESA, agjencia europiane e hapësirës, po bën një studim të çuditshëm, në të cilin pjesëmarrësit do të mbahen në vaskë për 5 ditë.

Eksperimenti që kërkon 20 femra, do të përdori disa vaska të veçanta për të bërë studime mbi ndikimin e mungesës së peshës të trupi i njeriut.

Vaskat janë të mëdha, të mbushura me ujë dhe në sipërfaqe kanë një copë elastike rezistente ndaj ujit. Vullnetari qëndron i shtrirë në të.

ESA shpjegon: “Personi në vaskë përjeton më pak presion në trup, në një gjendje të ngjashme me astronautët që pluskojnë në hapësirë.”

Pavarësisht se ideja e të qëndruarit në vaskë për 5 ditë mund të duket qesharake, eksperimenti nuk është shaka.

“Të qëndrosh në krevat duket qejf, por kënaqësia ikën shumë shpejt. Sidomos kur gjaku mpikset dhe përfshihen biopsi muskujsh. Ne shprehim respekt për të gjithë vullnetarët që e bëjnë këtë për të mirën e njerëzimit.”

Ende nuk dihet se sa do të paguhen vullnetarët, por një eksperiment i ngjashëm, i bërë nga NASA, i pagoi pjesëmarrësit 14.000 paundë për të qëndruar në krevat 89 ditë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco