Studenti ofron 20 dollarë për këdo që vret insektin në kuzhinën e tij

Studenti ofron 20 dollarë për këdo që vret insektin në kuzhinën e tij

12:26, 18/02/2020
A+ Aa A-

Një student biznesi postoi në rrjete sociale një thirrje të dëshpëruar për ndihmë. Kjo pasi ai zbuloi në kuzhinën e tij një furrtare.

Ai u kthye në shtëpi rreth orës 10 të darkës pas një dite të lodhshme dhe shkoi në kuzhinë për të ngrënë.

Aty 24 vjeçari sheh furrtaren ‘jashtëzakonisht të madhe’.

Ai u fut menjëherë në rrjete sociale dhe postoi një reklamë.

Ajo shkruante : “E dua furrtaren të vdekur menjëherë. Do paguajë 20 dollarë për punën e kryer. Vendndodhja: diku në kuzhinë. Merrni me vete çfarë mund t’ju duhet. Kam vetëm lecka dhe fshesë. Ju lutem përgjigjuni shpejt, më hahet shumë bukë.”

Ai mori shumë përgjigjie, por asnjë nuk i solli ndihmë. Përkundrazi të gjithë qeshën me të dhe ai shkroi më vonë se insekti është ende i lirë dhe ai fjeti pa e kapur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco