Teora, qyteti italian që i paguan çdo banori të ri qeranë

Teora, qyteti italian që i paguan çdo banori të ri qeranë

10:49, 18/02/2020
A+ Aa A-

Të shumtë janë qytetet e vogla italiane që janë detyruar të ulin çmimet e banesave si pasojë e kërkesës së ulët, por ajo që bëri ky qytet ishte e paimagjinueshme.

Teora, një vend piktoresk në rajonin Kampanja, shpreson të tërheqë banorë të rinj, duke ofruar tu paguajë qeranë nëse ata shpërngulen aty.

Shtëpitë me qera 1 euro janë të njohura në qytete të vogla italiane, por ato duket se kanë tërhequr vetëm pushues e jo banorë të përhershëm. Teora ka gjetur një zgjidhje për këtë.

Ajo thotë se do t’i paguajë të ardhurit 150 euro në muaj për dy vjet për qeranë e një shtëpie ose do t’i ofrojë 5000 euro për ta blerë një shtëpi vetë.

Për ta pasur këtë mundësi blerësit duhet të jenë banorë në Teora, për të paktën 3 vjet dhe duhet të kenë të paktën një fëmi.

Stefano Farina, kryebashkiaku i Teorës thotë për CNN: “Shtëpitë për 1 euro tërheqin vetëm turistë. Kjo nuk është një zgjidhje. Por të jesh banorë dhe fëmijën ta kesh në një shkollë këtu sjell jetë të re.”

Popullësia e Teorës u pakësua ndjeshëm pas një tërmeti në 1980 dhe nuk u përmirësua kurrë.

“Dy foshnja lindin çdo vit dhe 20 të moshuar vdesin,” shpjegon Farina. “ Ne kemi rreth 1500 banorë. Pas tërmetit shumë njerëz u larguan. Unë dua ta ndryshojë këtë.”

Shtëpitë janë shumë të lira në Teora dhe me ndihmën e qeverisë ato pagesa zhduken. Teora ofron dhe të pakësojë taksat për banorët e rinj.

Deri tani dy familje italiane kanë ardhur dhe një braziliane me rrënjë italiane.Këta të fundit kanë ardhur së bashku me gjyshërit e tyre. Farina shpreson se dhe shumë të tjerë do të ndjekin këtë shembull dhe do të shpërngulen në qytetin piktoresk italian.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco