Muaji i mjaltit shkatërrohet, vjen familja për 'surprizë'

Muaji i mjaltit shkatërrohet, vjen familja për 'surprizë'

15:34, 17/02/2020
A+ Aa A-

Muaji i mjaltit supozohet të jetë një kujtim i mrekullueshëm për çfitin e sapomartuar, por ky çift s’do ta harrojnë kurrë të tyrin për arsyen e gabuar.

Kjo është sepse prindërit e burrit vendosën të vinin së bashku me ta, duke e kthyer kështu arratisjen romantike në pushime të çuditshme familjare.

Burri është kaq i inatosur me familjen e tij sa po mendon t’i largojë ata plotësisht nga jeta e tij.

Në një postim në Reddit ai shpjegoi situatën dhe kërkoi këshillë nga ndjekësit.

Ai shkruan: “ Unë dhe gruaja ime u martuam të shtunën. Ne bëmë një dasmë të vogël, në mënyrë që të kursenim për muajin e mjaltit dhe të ishte i paharrueshëm. Kur u përmendëm planet tona, familja ime donte të vinte me ne dhe të bënim kështu pushime familjare, por unë refuzova kategorikisht. Në muajt e ardhshëm ata bënin shpesh ‘shaka’ se do të vinin rastësisht aty. Unë dhe gruaja ime, pjesërisht të shtyrë nga kjo, pjesërisht nga një ofertë që gjetëm, ndryshuam destinacion pa u thënë gjë.

Në ditën e muajit të mjaltit unë marr shumë mesazhe nga familja ime, ku ata pyesnin se ku ishim. Po. Ata kishin shkuar në destinacionin paraprak. Dhe madje tani janë të mërzitur me ne që nuk u themi ku jemi dhe që u ‘prishëm pushimet familjare’.”

Burri shpjegon që kjo nuk është hera e parë që ata ndërhyjnë në jetën e tij dhe po shikon si alternativë t’i largojë plotësisht nga jeta e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco