Zbulohet muri i frikshëm pranë katedrales i bërë nga kocka dhe kafka njerëzish

Zbulohet muri i frikshëm pranë katedrales i bërë nga kocka dhe kafka njerëzish

14:44, 17/02/2020
A+ Aa A-

Një mur i frikshëm i bërë nga kocka dhe kafka njerëzish është zbuluar poshtë një katedralje në Ghent. Kërkuesit nga kompania Ruben Willaert BVBA bënë zbulimet shokuese teksa eksploronin në Katedralen Shën Bavo këtë muaj.

Muri përbëhej nga kockat e gjymtyrëve të poshtme njerëzish, të cilat besohen se datojnë që nga shekulli i 15-të.

Kërkuesit shpjegojnë: “ Duke qënë se supozohej dhe shpresohej për një ringjallje të plotë, kockat shiheshin si pjesa më e rëndësishme e trupit. Për këtë arsye ruajtja e tyre ishte kaq e rëndësishme në fillimet e Rilindjes.”

Gjatë spastrimeve të varrezave kockat merreshin dhe përdoreshin më pas së bashku me tullat, (krijoheshin nga bashkimi i materialeve të ndryshme), për arsye të punës së madhe që kërkonte.

Kockat nuk janë selektuar nga një kategori e caktuar. Përkundrazi, ato janë të çdo moshe e gjinie. Por gjithsesi ato të fëmijëve shumë të vegjël nuk shihen shpesh, pasi janë tepër të dobëta.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco