Zhdukeni stresin nga jeta juaj me këto 3 hapa të thjeshtë

Zhdukeni stresin nga jeta juaj me këto 3 hapa të thjeshtë

14:17, 17/02/2020
A+ Aa A-

Dita e kujtdo është e mbushur me nivele të ndryshme stresi. Por pavarësisht se kush ka jetën më të vështirë, të gjithë kemi nevojë të largojmë stresin për një minutë dhe të qetësohemi. Sipas revsitës Cosmopolitan, këto 3 hapa do t’ju sigurojnë paqen, për të cilën keni aq nevojë.

Hapi i parë: Gjumi

Është një klishe të përdorësh shprehjen “ke nevojë për më shumë gjumë”, si zgjidhje për çdo problem. Por klishetë janë klishe për një arsye. Marrëdhënia që kemi me gjumin është një nga më të rëndësishmet në jetën tonë.

Justifikimi “nuk kam kohë për më shumë gjumë” është një gënjeshtër. Të gjithë kemi kohë nëse e organizojmë ditën ashtu siç duhet. Por ndonjëherë nuk është organizimi problemi. Ju mund të shtriheni në orën e duhur dhe më pas ta gjeni veten 3 orë më vonë ende zgjuar dhe duke kaluar kohën e çmuar në instagram. Zgjidhja?

Kur flini, karikojeni telefonin në një prizë, ku ju s’mund ta arrini. Në këtë mënyrë, nuk do rrini në telefon dhe madje edhe në mëngjes nuk do keni mundësi ta shtyni zilen.

Hapi i dytë: Organizimi

Një ambient i organizuar do të thotë një jetë e organizuar dhe vendi më i mirë për të filluar janë rrobat tuaja. Pasi le ta pranojmë, pas një dite stresuese, ato janë të parat që vuajnë pasojat. Dhe që gjithashtu marrin hak të parat. Të gjithë e dimë sa e vështirë është të bëhesh gati në mëngjes, kur rrobat janë të paorganizuara dhe dollapi duket plot me veshje të pavlera. Dy hile për t’ju ndihmuar në sfidën e vështirë janë:

1.Hilja e varëseve të rrobave

Ktheji të gjitha varëset e rrobave në një anë. Pasi ta keni veshur të paktën një herë një rrobë kthejeni atë në anën tjetër. Pasi të kenë kaluar të paktën 2 javë dollapi juaj do t’jua thojë vetë se ç’duhet të hidhni dhe çfarë jo.

2. Hilja 12-12-12

Ndajini rrobat në 3 kategori. 12 prej tyre për tu hedhur, 12 për tu dhuruar dhe 12 për tu mbajtur. Kështu lini vetëm rrobat që vërtetë doni.

Hapi i tretë: Kujdesi për veten

Kujdesuni për veten, duke gjetur kohë për të bërë ushtrime për trupin. Studimet tregojnë që gjatë tyre trupi çliron endorfina, të cilat ju bëjnë të lumtur. 30 minuta në ditë është gjithçka që ju duhet. Në fund të tyre do ndiheni të lumtur dhe krenar me veten. Nëse kardio-ja nuk është mikesha juaj, provoni joga apo ushtrime me pesha, të cilat nuk kërkojnë shumë lëvizje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco