Astronomët do të studiojnë qiellin për shenja jete aliene

Astronomët do të studiojnë qiellin për shenja jete aliene

12:42, 17/02/2020
A+ Aa A-

Qielli do të kërkohet për shenjë të jetës jashtëtokësore për të parën herë në histori.

Astronomët do të përdorin 28 radio-teleskopë në një ‘gjueti’ për qytetërime aliene, siç thotë The Mirror. Ekspertë në institutin SETI, një organizatë e dedikuar ndaj detektimit të inteligjencës jashtëtokësore, po zhvillojnë teknika për të kapur çdo shenjë të mundshme nga hapësira.

Instituti SETI po punon me obzervatorin shumë të madh të gjendur në New Meksiko, i cili është një nga më të fuqishmit e botës.

I gjithë informacioni do të analizohet nga një super-kompjuter që do të kërkojë për çdo lloj shenje të jetës aliene.

Dr Toni Bisli, drejtor i NRAO thotë: “Pyetja ‘A ka jetë jashtë Tokës?’ është një nga pyetjet më të rëndësishme dhe më torturuese në shkencë. Format e jetës, inteligjente ose jo, prodhojnë gjurmë të detektueshme si sasi të mëdha oksigjeni, sasi më të vogla metani dhe një shumëllojshmëri kimikatesh të tjera.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco