Koronavirusi/Arsyeja e vërtetë pse sëmundja mori emrin COVID-19

Koronavirusi/Arsyeja e vërtetë pse sëmundja mori emrin COVID-19

13:21, 15/02/2020
A+ Aa A-

Gripi spanjoll, MERS, Ebola – janë këta emra sëmundjesh që kanë sjellë frikë në gjithë botën, për shkak të mundësisë së tyre për të sjellë vdekje dhe mjerim.

Por jo më.

Në epideminë shumë të përhapur të shkaktuar nga koronavirusi, organizata botërore e shëndetit, WHO, është përpjekur të zhduk ndikimin negativ që ka emërtimi i sëmundjeve me emra vendesh apo kafshësh.

Të gjitha shpërthimet e mëdha të viruseve, si koronavirusi, do të quhen që tani e tutje me emra neutral “shkencorë”, pa referenca për vendin ku sëmundja u shfaq apo mënyrën e transmetimit.

Prandaj dhe sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi është emërtuar COVID-19. Fakti që ai u shfaq në Wuhan, në tregjet ushqimore të qytetit, i ka shtyrë disa organizata të priren drejt emrit “Virusi Wuhan”.

Por organizata WHO nuk e ka toleruar këtë dhe ka vendosur për vetëm një emërtim të pranuar, atë COVID-19.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco