Thuajini mirupafshim tullacllëkut! Klinika në Stamboll ju shpëton

Thuajini mirupafshim tullacllëkut! Klinika në Stamboll ju shpëton

11:05, 15/02/2020
A+ Aa A-

Dhoma e pritjes e kozmetikës në hotelin Reyap në Stamboll i ngjason çdo tjetre në botë. Aty gjenden revista në tavolinë, një vazo lulesh dhe në TV jepen lajmet.

Por procedurat që Dr Batuhan Kurtoglu ofron nuk janë aq të zakonta. Ndërt të tjera, ai ofron edhe transplante flokësh që arrihen me një operacion. Kjo procedurë zgjat 8 deri në 9 orë.

Doktori shprehet se 99% e rasteve dalin me sukses dhe procedura të bën të dukesh më i ri.

Industria e transplanteve të flokëve është në rritje në Stamboll. Popullariteti i saj po rritet, pasi ajo u premton njerëzve që vuajnë nga tullacllëku kthimin e flokëve.

Kurtoglu thotë: “ Klienti bëhet me flokë plotësisht natyral, që rritet, është i përhershëm dhe ka një pamje shumë të bukur e rinore.

Si shumë klinika në Stamboll, ajo i ofron transplantet e flokëve si pjesë të një pakete, ku përfshihet edhe taksia nga aeroporti në spital dhe qëndrim në një hotel.

Gjithsesi ekziston ende frika për këtë procedurë të re që përdor safirë dhe ar si pjesë të saj. Shqetësimet janë për shenjat që mudn të mbeten në lëkurën e pacientit dhe jetëgjatësinë e këtyre transplanteve.

Pavarësisht kësaj procedura po merr një popullaritet shumë të madh që pritet të rritet gjithmonë e më shumë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco