Zbulohet sëmundja e rrallë që prek fëmijët te dinozauri

Zbulohet sëmundja e rrallë që prek fëmijët te dinozauri

15:14, 14/02/2020
A+ Aa A-

Një sëmundje e rrallë që prek njerëzit edhe sot është zbuluar në një fosil dinozauri që eci sipërfaqen e tokës para 66 milionë vitesh.

Studiuesit në universitein në Tel Aviv zbuluan kavitete të pazakonta në dy segmente të bishtit të hadrozaurit. Ata krahasuan vertebrat e gjetura me skeletet e dy njerëzve, të sëmurë me një tumor beninj, të quajtur LCH, një sëmundje e rrallë dhe që shkakton shumë dhimbje. Ajo prek fëmijët, më së shumti djemtë.

Identifikimi i sëmundjeve bazuar në mbetjet e skeletit dhe fosile zakonisht është i vështirë dhe në disa raste sëmundje të ndryshme, lënë shenja të njëjta. Por LCH nuk është ky rast. Kjo sëmundje lë një shenjë shumë të veçantë.

Kjo është hera e parë që sëmundja LCH u vu re në një dinosaur.

Te njerëzit, sëmundja përshkruhet si një lloj i rrallë kanceri, por në të vërtetë ka shumë mjekë që nuk e cilësojnë të tillë, duke qënë se në disa raste ajo thjesht kalon në mënyrë spontane.

Shumica e tumoreve të lidhur me LCH mund të jenë shumë të dhimbshëm dhe shfaqen kryesisht te fëmijët 2 deri në 10 vjeç.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco