Turistë kujdes! Qyteti që po vizitoni mund të jetë duke ju mashtruar

Turistë kujdes! Qyteti që po vizitoni mund të jetë duke ju mashtruar

13:50, 14/02/2020
A+ Aa A-

Kur vjen puna tek atraksionet turistike, disa gjëra ndërtohen vetëm për argëtimin e turistëve. Por çfarë ndodh kur një turist vjen në qytetin tënd dhe kërkon të shohë diçka që nuk ekziston dhe është i gatshëm të paguajë shumë para për këtë? Ja disa nga qytetet që gjetën një zgjidhje për situatën:

Verona, Itali

Miliona udhëtarë mësojnë për ekzistencën e qytetit nga kryevepra e Shekspirit, “Romeo dhe Zhuliet”. Të shumtë janë tutistët që vijnë në këtë qytet për të bërë realitet fjalët e shkrimtarit dhe kërkojnë të shohin shtëpinë e Romeos apo Zhulietës. Por asnjë prej tyre nuk ka ekzistuar vërtetë, kështu që as shtëpitë e tyre normalisht nuk do të mund të gjendeshin aty.

Ky ama nuk është rasti në Verona, ku edhe pse Zhulieta është një personazh i krijuar, shtëpia e saj ekziston dhe vizitohet nga miliona turistë çdo vit.

221B Baker Street, Londër

E vetmja gjë më karakterizuese për Sherlok Holmsin se kapelja e tij, është adresa e tij në Londër. Por edhe pse dhe ky personazh është fiktiv qeveria ka vendosur t’i japë atij dhe kështu turistëve, një shtëpi. Adresa 221B Baker Street është kthyer në një muze për detektivin më të mirë të botës.

Tian Tan Budaa, Hong Kong

Kur Hong Kongu zhvendosi aeroportin nga qendra e qytetit, turistëve u mungonte një atraksion për të kaluar kohën pas mbërritjes në qytet.
Kështu qeveria gjeti një zgjidhje për tu dhënë udhëtarëve atë që prisnin të shihnin nga qyteti i vjetër e me tradita i Hong Kongut dhe të përfitonte ekonomikisht nga kjo. Pranë aeroportit u ndërtua një statujë e Budës, por në mënyrë të tillë që të dukej si një vepër e lashtë arkitekturore.
Edhe pse ai nuk është realisht një monument i vjetër, miliona turistë e vizitojnë për një foto pranë Budës gjigant.

Parada e ditës së të vdekurëve, Meksiko City

Dita e të vdekurëve është vërtetë një festë tradicionale e Meksikës dhe e gjithë Amerikës Latine, por parada me të cilën të gjithë e lidhin atë nuk është e vërtetë. Ajo u krijua nga filmi i Xhejms Bond në 2015 dhe mori një përgjigjie shumë positive nga fansat, që nuk e kuptuan se ajo ishte fiktive.

Në 2016, 250.000 turistë erdhën për të marrë pjesë në të.

Venecia, jo në Itali

Venecia e vërtetë është duke u mbytur, nga uji dhe pesha e mbiturizmit. Por kopjet e saj në Las Vegas, Makao, Dubai dhe Dalian, Kinë janë në gjendje shumë të mirë.

Kina madje ka ndërtuar dhe shumë qytete të tjera të famshme, gjë kjo që u lejon kinezëve t’i vizitojnë ato pa blerë një biletë të shtrenjtë.

Kjo mund të jetë një zgjidhje për mbiturizmin; nëse do të udhëtoni vetëm për një foto, pse të mos vijë vetë qyteti te ju?

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco