FOTO/Majmuni rikrijon skenën prekëse me 'Simbën'

FOTO/Majmuni rikrijon skenën prekëse me 'Simbën'

12:55, 14/02/2020
A+ Aa A-

Një majmun babuin shpëtoi një këlysh luani nga rreziku duke e ngritur lart në pemë.

Skena u fotografua nga Kurt Shultz gjatë një udhëtimi safari në Afrikë.

Majmuni e mori luanin në dy duar dhe e shpëtoi duke e çuar lar në pemë, ku luani shihte armiqtë e tij poshtë. Pas shumë kërcimeve nga pema në pemë, majmuni ndaloi më në fund në një degë dhe filloi ta ledhatonte këlyshin e luanit.

Kurt thotë: “ Kjo ishte pamja më e veçantë që kam parë ndonjëherë në 20 vjet udhëtime në Afrikë. Majmunët meshkuj nuk i ledhatojnë të vegjëlit kështu, vetëm femrat e bëjnë këtë gjë. Por ky majmun na habiti të gjithëve.”

Skena që majmuni krijoi ishte shumë e ngjashme me filmin e animuar “Mbreti luan”, ku Simba ngrihet në ajër nga Rafiki, majmuni që e ndihmon.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco