‘Nëse i dashuri nuk shpenzon këtë shumë për Shën Valentin, e lë’

‘Nëse i dashuri nuk shpenzon këtë shumë për Shën Valentin, e lë’

11:53, 14/02/2020
A+ Aa A-

Sot është dita e të dashuruarve dhe shumë njerëz nxitojnë të bëjnë dhurata. Shën Valentini njeh një rritje nga viti në vit të shpenzimeve nëpër dyqane.

Ndërkohë një britanike u bë virale me historinë e saj. Chantal Blakey thotë se nëse i dashuri i saj nuk shpenzon për të 2500 sterlina për Shën Valentin, ajo e braktis.

22-vjeçarja thotë se i ka dhënë të dashurit të saj, Joe Kyles një listë të gjërave që duhet të blejë për këtë festë. Ajo insiston që festa të zgjasë një javë.

“Që kur kam qenë e vogël, Shën Valentini ka qenë magjik për mua”, thotë ajo. Në të shkuarën ka pasur eksperienca të ‘hidhura’, pasi të dashurit nuk ia kanë plotësuar dëshirat për ditën magjike.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco