Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Historia virale: Qeni merr autobusin, shkon në park, luan dhe më pas kthehet

Historia virale: Qeni merr autobusin, shkon në park, luan dhe më pas kthehet

11:38, 29/01/2020
A+ Aa A-

Një qen femër u bë e famshme në qytetin e Siatëllit në Amerikë. Eklipsi është kaq e pavarur, sa historia e saj është bërë virale.

Ajo merr çdo ditë autobusin, duke përdorur biletën që e ka të ngjitur në kollaren e qafës.

Qeni i racës mikse Labrador dhe Mastif, udhëton drejt parkut të qytetit, ku luan për disa orë. Më pas merr sërish autobusin dhe kthehet në shtëpi.

Të gjithë shoferët e njohin qenushen dhe ajo i bën të buzëqeshin. Edhe policia i ka dhënë dritën jeshile për udhëtimin. Pronarët e qenit e kuptuan se ajo është e rregullt në këtë itinerar. Po ashtu shumë pasagjerë janë dashuruar me qenin.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco