‘Nuk ecja dot’/ 80-vjeçarja tregon seksin me 35-vjeçarin, historia u bë virale

‘Nuk ecja dot’/ 80-vjeçarja tregon seksin me 35-vjeçarin, historia u bë virale

19:08, 28/01/2020
A+ Aa A-

Historia e një pensionisteje britanike 80-vjeçare, e cila tha se do martohet me të dashurin 35-vjeçar nga Egjipti, u bë virale në median sociale. Iris Jones u ftua në emisionin ‘This Morning’ në Angli, ku i befasoi njerëzit me rrëfimin për natën e parë të seksit me të dashurin e ri.

“Nata e parë ishte goxha e ashpër. Askush nuk ka qenë pranë meje për 35 vjet... mendova se isha e virgjër sërish”, tha ajo, kurse prezantuesit u shkrinë së qeshuri me fjalët e saj.

“A mund t’ju them se çfarë përdorëm? Një tub të tërë me krem”. “Puna është se ditën tjetër nuk ecja dot. Më dukej sikur kisha hipur mbi kalë”, tha ajo.

Britanikja tha se pavarësisht se i shijon jeta seksuale, kjo nuk është pjesa më e rëndësishme e marrëdhënies së tyre. Ajo është dhjetë vite më e madhe se mamaja e egjiptianit.

Iris Jones ra në dashuri me Mohamed Ahmed Irbriham pasi u njohën në Facebook. Pasioni e përfshiu menjëherë për egjiptianin e papunë dhe pas katër ditësh vendosën të martohen në Kajro, por nuk kishin letrat e duhura. Irisi insiston se i dashuri i saj nuk e ka mendjen te paratë e saj. Ajo shton se qëllimi i tij nuk është pasaporta britanike.

“Ai më ka thënë se është gati që ta tregojë këtë përmes një marrëveshje paramartesore,” thotë britanikja.

Vetëm pak orë pasi u takuan, ata bënë seks. “M’u duk vetja sikur isha e virgjër sërish. Nuk ishte e lehtë, por ishte shumë romantike,” thotë Iris, e cila ka nja katër dekada pa e provuar, që pas ndarjes me të shoqin.

Për momentin ajo jeton me një pension. Ish-pastruesja ka në pronësi një shtëpi me vlerë 220 mijë sterlina. Mohamed thotë se nuk i interesojnë paratë. Sipas tij, lumturia nuk blihet me paratë. Kjo romancë ka zemëruar djemtë e Irisit. Ata kanë paralajmëruar mamanë, por ajo u ka thënë se egjiptiani nuk është i fiksuar pas parave.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco