Mumja ‘flet’ nga përtej varrit pas 3 mijë vitesh

Mumja ‘flet’ nga përtej varrit pas 3 mijë vitesh

19:51, 23/01/2020
A+ Aa A-

Shkencëtarët kanë plotësuar dëshirën e një prifti egjiptian për jetë pas vdekjes. Sipas BBC, ata kanë rikrijuar zërin e tij me korda vokale artificiale.

Trupi i priftit Nesyamun ishte mumifikuar. Ai kishte jetuar rreth 3 mijë vjet më parë, gjatë sundimit të faraonit Ramses XI. Si prift, ai kishte nevojë për një zë të fortë për të kryer ritualet, ku përfshihet edhe këndimi.

3 mijë vjet më pas, një ekip shkencëtarësh ia kanë risjellë zërin në jetë. Ata e kanë bërë këtë duke riprodhuar një kuti zëri 3D, bazuar në traktin vokal të priftit dhe një sistemi tingujsh artificial të laringut.

Mendohet se kjo është hera e parë që rikrijohet me sukses zëri i një personi të vdekur përmes mjeteve artificiale. Studimi është kryer nga një grup shkencëtarësh britanikë.

Profesoresha Joann Fletcher tha se prifti e kishte shkruar në arkivolin e tij se donte që t’i dëgjohej zëri edhe pas të vdiste.

“Në njëfarë mënyre, ne ia plotësuam dëshirën”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco