Shkencëtarët zbulojnë kush i dha fund epokës së akullnajave

Shkencëtarët zbulojnë kush i dha fund epokës së akullnajave

09:33, 22/01/2020
A+ Aa A-

Shkencëtarët kanë identifikuar kraterin më të vjetër të një asteroidi në Australi, duke theksuar se kjo shpjegon se kush i dha fund epokës së akullnajave në planetin tonë.

Sipas BBC, asteroidi Yarrabubba goditi Australinë rreth 2.2 miliardë vjet më parë.

Shkencëtarët arritën në këtë përfundim duke testuar mineralet e gjetura në shkëmbinjtë e zonës së kraterit.

Zbulimi është mjaft emocionues pasi mund të shpjegojë ngrohjen globale që pasoi.

Shkencëtarët thonë se pikërisht rreth kësaj periudhe, planeti nis të ngrohet me shpejtësi. Më përpara, Toka ishte e mbuluar kryesisht me akull.

Ndërkohë një tjetër teori që qarkullon gjerësisht është se epokës akullnajore mund t’i kenë dhënë fund shpërthimet vullkanike, që kanë hedhur dioksid karboni në atmosferë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco