Babai dhe vajza, shokohen nga imazhet e ndritshme në errësirë

Babai dhe vajza, shokohen nga imazhet e ndritshme në errësirë

11:06, 17/01/2020
A+ Aa A-

Një baba dhe vajza po dilnin për tyë hedhur plehrat në mbrëmjen e së dielës kur panë një ndezje të plotfuqishme në qiellin e natës mbi Ohajo.

Tim Walker së bashku me vajzën e tij, Carolyn, ishin në rrugën e shtëpisë së tyre Bethel kur dëshmuan disa shkrepje shkëlqyese në qiellin e natës. 

Në fillim ata nuk i dalluan ato por nuk kaloi shumë dhe ishte vajza që njoftoi të atin.

Pamja e çuditshme u kap në kamerën e familjes Ring, e cila qartësisht kapi ylberin e ngjyrave në qiell, përfshirë të kuqen, portokallinë, rozën dhe vjollcën. 

"Videon do ta shihni ngadalë, ngadalë, dhe më pas do të bëhet me të vërtetë e ndritshme si muzg ose një fishekzjarr apo rrufe në sfond," tha Tim. 

    Marrë nga: www.mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco