Këtë insekt nuk duhet ta vrisni kurrë, ka një rol shumë të rëndësishëm

Këtë insekt nuk duhet ta vrisni kurrë, ka një rol shumë të rëndësishëm

12:56, 15/01/2020
A+ Aa A-

Është një insekt që të gjithë e kemi ndeshur të paktën një herë në shtëpitë tona. Janë të neveritshëm për shkak të këmbëve të shumta që kanë dhe për shpejtësinë me të cilën zhvendosen.

Shumëkëmbëshi i shtëpisë (scutigera coleoptrata) është një nga heronjtë më të keqkuptuar nga llojet e insekteve dhe kjo për një arsye shumë të veçantë. Të gjithë ne mendojmë se gjëja më e mirë që mund të bëjmë është t’I vrasim ato por janë të dobishme...

Ai është një arthropod i dobishëm, me origjinë nga Mesdheu.

Shumëkëmbëshat e shtëpisë janë gjuetarët e tokës që i hasim më shpesh në bodrume të lagësht dhe banjo sipas Organic Life të Rodale.

Centipedet e shtëpisë gjenden më shpesh në zonat me lagështi që kërkojnë gjahun, duke përfshirë kacabujtë, termitet, merimangat dhe peshqit e argjendtë.

Këto krijesa kanë 30 këmbë dhe në momentin kur shikoni një të tillë në vend që ta vrisni vendoseni në një vend me hapësirë në shtëpinë tuaj kështu gjithçka do të spastrohet nga insektet e dëmshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco