Gruaja mbetet e bllokuar në koshin për dhurimin e rrobave për tre ditë

Gruaja mbetet e bllokuar në koshin për dhurimin e rrobave për tre ditë

12:05, 15/01/2020
A+ Aa A-

Një incident shumë i çuditshëm i ka ndodhur një gruaje të re e cila u bllokua në një kosh për grumbullimin e rrobave për plot tre ditë.

Kur ka dalë prej aty gruaja ka pretenduar se dikush e ka shtyre dhe ka mbyllur hapësirën duke mos i lënë më mundësinë të dalë.

Ajo tregon se ishte duke ecur normalisht në rrugë kur është ngritur peshë nga dikush dhe është hedhur në kosh duke mos e patur aspak mendjen.

Ajo e kaloi tërë fundjavën e bllokuar brenda enës metalike në një cep rruge në Paterson, Nju York. Sipas mediave lokale, ajo nuk ishte në gjendje të lëvizte krahët dhe këmbët brenda koshit.

Policia përfundimisht e shpëtoi gruan pasi një kalimtar dëgjoi se po ulërinte dhe njoftoi autoritetet. Ajo u dërgua në Qendrën Mjekësore të St. Joseph dhe u trajtua për ftohje.
Marrë nga: www.mirror.co.uk-Përgatiti: F.H,Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco