Katedralja nëntokësore 'prej kripe' në Kolumbi

Katedralja nëntokësore 'prej kripe' në Kolumbi

13:42, 14/01/2020
A+ Aa A-

180 metra nëntokë, në një Halite (shkëmb kripe) afër qytetit të Zipaquiras, në Cundinamarca, Kolumbi u ndërtua një nga Katedralet më të pazakonta, ‘Katedralja e Kripës’.

‘Katedralja e Kripës’ së Zipaquiras është një Kishë Katolike Romake dhe fillimisht u ndërtua rreth vitit 1932, nga minatorët që punuan në minierën e kripës. 

Minatorët që çdo ditë po rrezikonin jetën e tyre, krijuan një vend të shenjtë për lutjet e tyre të përditshme. 

Çdo ditë, para se të fillonin punën, ata vizitonin vendin e shenjtë duke u lutur dhe kërkonin mbrojtje. 

Me kalimin e viteve, ky vend i vogël u kthye në një tempull të gjerë, me tre seksione që përfaqësonin lindjen, jetën dhe vdekjen e Jezusit. 

Në 1992, për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tij, tempulli u mbyll.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco