Ndan fotot pasi zjarret shkatërruan shtëpinë e saj por jo gjithçka ishte djegur...

Ndan fotot pasi zjarret shkatërruan shtëpinë e saj por jo gjithçka ishte djegur...

15:41, 13/01/2020
A+ Aa A-

Në këtë pikë, zjarret e Australisë duken si një forcë e pandalshme që po shkatërron gjithçka që del para. Përkundër kësaj, miliona e miliona njerëz janë duke luftuar katastrofën në çdo mënyrë që mundin.

Bored Panda kohët e fundit ka publikuar një sërë lajmesh në lidhje me këtë, duke përfshirë qenin që shpëtoi një tufë delesh, njerëz që kanë shpëtuar koala e kafshë një komunitet musliman lokal duke ndihmuar zjarrfikësit e rraskapitur, dhe të famshëm që thërrasin për veprim dhe për dhurime për kauzën.

Si shumë njerëzve të tjerë në Australi, edhe Casey Kirchhoff i është dashur të ikte nga shtëpia e saj për shkak të zjarreve.

Sidoqoftë, në mes të këtij kaosi të tërë, një histori në Tëitter doli në sipërfaqe duke treguar se mbase jo të gjitha shpresat janë të humbura. Casey Kirchhoff, një kandidate për doktoraturë në Universitetin e Neë South Wales dhe adhuruese e bimëve alpine australiane, kohët e fundit postoi fotografi të asaj që kishte mbetur nga shtëpia e saj.

Dhe duket se zjarret e shumta shkatërruan gjithçka përfshirë edhe shtëpinë e saj por nuk kanë prekur aspak kopshtin me perimet që kultivonte dhe as kafshët që mbante në të. Këto fotografi të publikuara janë vërtet mbresëlënëse e shpresë për jetën.

    Marrë nga: www.boredpanda.com-Përgatiti: F.H,Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco