Një vajze e re ka mbetur e shokuar pasi në një hamburger të McDonald’s ka gjetur një merimangë të ngordhur të pjekur dhe ishte porcioni i partnerit të saj.
Joanna Kincaid, 22 vjeç, vizitoi një degë të restorantit të ushqimit të shpejtë në College Road në Birmingham për të konsumuar hamburger bashkë me partnerin e saj Jason në 8 janar por gjithçka ka shkuar keq.
Por pak para se partneri i saj të kafshonte hamburgerin çifti është neveritur pasi ka gjetur një merimangë të vogël kafe të ngulitur në një cep të bukës.
Dyshja menjëherë e kthyen hamburgerin përsëri në dyqan por nuk morën asnjë kompensim për këtë.
Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H,Syri.net
© SYRI.net