I pari civil në Hënë, miliarderi kinez kërkon një shoqëruese

I pari civil në Hënë, miliarderi kinez kërkon një shoqëruese

12:17, 13/01/2020
A+ Aa A-

Miliarderi dhe biznesmeni i modës, Yusaku Maezawa, 44 vjeç, është përzgjedhur si pasagjeri i parë civil që shkon në Hënë në raketën ‘Starship’.

Fluturimi është menduar për vitin 2023, dhe misioni do të jetë vërtet unik pasi bëhet fjalë për udhëtimin e parë hënor në njerëz, që nga viti 1972, shkruan Scan.

Maezawa ka bërë një apel në internet ku edhe thotë se dëshiron të ndajë përvojën unike e që vjen një herë në jetë me një grua “speciale”.

Miliarderi, i cili së fundmi u nda nga e dashura, aktorja 27 vjeçare Ayame Goriki, u ka kërkuar grave që të aplikojnë për ta shoqëruar atë nëpërmjet një postimi në twitter.

Në njoftim ekziston edhe një listë kushtesh si dhe një program për procesin e aplikimit. Shkruar në një stil sikurse nëpër faqet e ndryshme online për takime, kushtet thonë se aplikantet duhet të jenë beqare, mbi moshën 20 vjeç, gjithmonë pozitive dhe të jenë të interesuar të shkojnë në hapësirë. 


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco