Studentja heq dorë nga qiraja, kthen fugonin në ‘shtëpi’

Studentja heq dorë nga qiraja, kthen fugonin në ‘shtëpi’

11:17, 13/01/2020
A+ Aa A-

Një studente ka bërë diçka vërtet të pazakontë për shumicën e njerëzve, Caitlin Mooney, 24 vjeç, ka blerë njërulot 35-vjeçar, të cilin ajo ka vendosur ta shndërrojë në shtëpinë e saj të re e kështu është larguar përfundimisht nga detyrimi për pagimin e qirasë mujore.

Ajo bleu rulotin e vitit 1985 të tipit Bedford Midi për 3,900 dollarë në maj të vitit të kaluar dhe që prej asaj kohe ka punuar për ta shndërruar atë në shtëpinë e saj të re.

Caitlin duke mos përballuar dot tarifën mujore të qirasë, faturat e përmuajshme, mendoi se më e mira ishte të bënte një jetë me shpenzime minimale dhe pati këtë ide fantastike.

Ajo është duke studiuar master në zhvillimin e internetit në celular në Paisley, ku ajo harxhon pjesën më të madhe të kohës duke e rregulluar furgonin, të cilin e ka quajtur 'Olive'.

Ajo ka vendosur të heqë dorë nga shtëpia me qira ku paguan 330 dollarë në muaj dhe të jetojë në makinën-shtëpi.

    Marrë nga: www.ladbible.com-Përgatiti: F.H,Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Tags

    Komentet

    Shto koment

    Denonco