2-vjeçari që preferon fasulet, por s’mund të hajë më shumë se 5 kokrra në ditë

2-vjeçari që preferon fasulet, por s’mund të hajë më shumë se 5 kokrra në ditë

10:45, 13/01/2020
A+ Aa A-

Një djalë i vogël që i pëlqen shumë fasulet e pjekura mund të pësojë dëmtim të përhershëm të trurit ose edhe të vdesë nëse ha më shumë se pesë kokrra në ditë.

Dy-vjeçari Oliver Simpson ka një çrregullim të trashëguar të quajtur Phenylketonuria, që do të thotë se ai mund të konsumojë vetëm 6g proteina në ditë çdo sasi e tepruar mund të rezultojë për të fatale.

Fasulet e pjekura janë ushqimi i preferuar i vogëlushit, por ato janë mjaft të kufizuara, siç janë edhe ushqime të tjera, të tilla si mishi, peshku, arrat, qumështi, vezët dhe madje edhe kosi.

Gjendja e njohur si PKU, është aq e rrallë sa prek vetëm 50,000 njerëz në mbarë botën dhe kjo do të thotë që Oliver i vogël nuk është në gjendje të hajë as ëmbëlsirat.

Trupi i tij nuk është në gjendje të shpërbëjë fenilalaninën, një aminoacid që gjendet në ushqimet e pasura me proteina.

Është gjetur edhe në gjëra të tilla si makaronat dhe patatet e ëmbla, si dhe në mish, madje edhe një darkë tradicionale e Krishtlindjes ishte plotësisht e papërshtatshme për këtë djalosh që duhet të kufizohet në maksimum për të ngrënë.

Image

    Marrë nga: www.ladbible.com-Përgatiti: F.H,Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco