Peshkatarët vrasin e varin mizorisht peshkaqenin e madh të bardhë

Peshkatarët vrasin e varin mizorisht peshkaqenin e madh të bardhë

08:36, 13/01/2020
A+ Aa A-

Gujetia pa leje e peshkaqenëve ka shkaktuar shumë trazira pasi një Peshkaqen i Madh i Bardhë u duk se po varej nga një vinç, pasi ishte zënë nga peshkatarët vendas tunizianë.

Një peshkaqen i madh masiv i bardhë ishte varur dhe u kap nga nofullat në një seri fotografish të frikshme që janë shfaqur në internet.

Fansat e peshkaqenëve kanë mbetur keq nga skena e egër, që raportohet se është kapur në Tunizi të hënën 6 janar.

Në një postim të shpërndarë gjerësisht në grupet e ruajtjes së peshkaqenëve, fotografi Christian Kemper pretendon se bisha u lidh pasi u kap nga peshkatarët vendas.

Predatori, ishte fotografuar i mbuluar me gjak, sytë e tij duken të fryrë dhe dhëmbët e mprehtë të dukshëm ndërsa një turmë njerëzish u mblodhën për të bërë foto.

Por duket qartë trajtimi çnjerëzor që i është bërë kafshës.

    Marrë nga: www.dailystar.co.uk-Përgatiti: F.H,Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco