Akuza të forta për mjekët që bëjnë miliona me 'operacionet e virgjërisë'

Akuza të forta për mjekët që bëjnë miliona me 'operacionet e virgjërisë'

15:11, 12/01/2020
A+ Aa A-

Duket se mjekët britanikë janë vënë përballë akuzave se po fitojnë shuma të mëdha parash nga operacionet për të rikthyer virgjërinë e vajzave të cilat duan të martohen “të paprekura”.

Në një artikull publikuar së fundmi nga “Daily Mail”, thuhet se qindra vajza detyrohen të kalojnë një procedurë intime të quajtur “hymenoplasty” për të provuar se ato janë të virgjëra për natën e tyre të martesës dhe për këtë paguajnë shuma relativisht të larta.

Një hetim nga “Sunday Times” zbuloi se ekzistojnë të paktën 22 klinika që ofrojnë shërbimin privat, kryesisht në Londër.

Klinikat private kërkojnë deri në 4000 dollarë dhe i tërheqin pacientët me reklama  e njoftime që premtojnë se operacioni mund të “rikthejë pafajësinë e tyre” dhe janë “100 për qind të sigurta”.

Pjesa më e madhe e pacienteve janë femra të reja myslimane nga familjet e Lindjes së Mesme dhe Azisë nën presion për t’u martuar të virgjëra.

Mohammad Masood, drejtor i “MAS Gynecology”, tha se kërkesat për procedurën në klinikën e tij “Harley Street” ishin rritur katërfish që nga viti 2014.

Ai tha se pacientet e tij zakonisht i gjen përmes internetit dhe pjesa më e madhe të fesë myslimane ose gjysmë myslimane.

Kjo ndërhyrje kirurgjikale është e ligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Masood mohoi pretendimet se nuk po kërkonin mënyra përfitimi prej femrave që duan të martohen të virgjëra dhe se thjeshtë po ofrojnë një shërbim.

ImageMohammad Masood, drejtor i MAS Gynecology, tha se kërkesat për procedurën në klinikën e tij Harley Street ishin rritur katërfish që nga viti 2014.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco