VIDEO/ Kuroi plotësisht leuceminë, ja si pritet 6 vjeçari nga klasa

VIDEO/ Kuroi plotësisht leuceminë, ja si pritet 6 vjeçari nga klasa

10:54, 12/01/2020
A+ Aa A-

Një djalë gjashtë vjeçar, i cili luftoi me leuceminë për tre vjet, mori një ovacion nga shokët e tij të klasës, pasi mbaroi raundin e fundit të kimioterapisë. 

John Oliver Zippay nga Newbury, Ohio, ishte thuajse jashtë shkollës pasi u diagnostikua me leuçemi limfoblastike akute në moshën tre vjeç në vitin 2016.   

Por më 27 dhjetor, John Oliver, ose JO, doli nga një spital lokal pasi iu nënshtrua trajtimit të tij të fundit me kimioterapi dhe shokët e tij të klasës zgjodhën të festojnë arritjen e madhe.  

Pamjet nga momenti tregojnë disa nga shokët e shkollës së John Oliver të rreshtuar në një korridor në Shkollën Katolike të Shën Helenit, duke pritur me padurim ardhjen e tij. 

Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H,Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco