Operacioni në gju mbaron me sukses, këngëtari i njohur nuk ‘përmbahet’

Operacioni në gju mbaron me sukses, këngëtari i njohur nuk ‘përmbahet’

14:29, 11/01/2020
A+ Aa A-

Rod Stewart tregoi lëvizjet e tij të kërcimit në një video të ndarë në Instagram të enjten, vetëm dy ditë pasi ai iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm në gju.  

Ikona e muzikës, që është plot 75 vjeç, i luftoi vitet e tij ndërsa shfaqi një filmim impresionues pas diëlindjes së tij.

Ai shkroi: 'Lëvizja për turneun tim në Amerikën e Veriut! Biletat në shitje nesër'. 

Turneu fillon në 23 shkurt.

Në videon qesharake, këngëtari i Handbags dhe Gladrags mbante veshur një këmishë të verdhë, xhinse blu, dhe një xhaketë xhins ndërsa lëvizte me lehtësi. 

Ishte gruaja e tij Penny Lancaster, 48 vjeç, e cila zbuloi se ai kishte bërë operacion në gjurin e majtë, krahas një fotografie të ëmbël e cila u bë një ditë më vonë, ndërsa ishte në spital në ditëlindjen e tij.

Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H,Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco