VIDEO/ Motoçiklisti 'fluturon' disa metra në ajër pas aksidentit

VIDEO/ Motoçiklisti 'fluturon' disa metra në ajër pas aksidentit

09:11, 11/01/2020
A+ Aa A-

Një motoçiklist u hodh 5 metër në ajër, pasi u godit nga një shofer që po ngiste në anën e gabuar të rrugës.

35-vjeçari u godit me kokë nga shoferi që udhëtonte me shpejtësi 70 km në një makinë Subaru në Sheffield, Yorkshire.

Shoferi Florian Pratt, nga Nottingham, u burgos për 16 muaj në Sheffield Crown Court dje pasi pranoi se shkaktoi lëndime serioze nga drejtimi i rrezikshëm.

Ai u pa duke lëvizur në anën e gabuar të rrugës ndërsa po kalonte një kthesë në pamjet, e kapura në 28 prill të vitit të kaluar.

Motoçiklisti me përvojë, i cili është nga Barnsley, por nuk dëshiron të emërohet, pësoi thyerje të shpinës dhe krahut.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H,Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco