Veterani 103-vjeçar i Luftës së II-të Botërore, merr medaljet e tij pas 75 vitesh

Veterani 103-vjeçar i Luftës së II-të Botërore, merr medaljet e tij pas 75 vitesh

08:39, 11/01/2020
A+ Aa A-

Një veteran 103-vjeçar i Luftës së Dytë Botërore më në fund po nderohet për kontributin e tij në ushtri 75 vjet më vonë.

Peter Fantasia, nga Somerville, Massachusetts, mori tetë medalje duke përfshirë Yllin e Bronzit, Medaljen e Sjelljes së Mirë dhe Medaljen e Shërbimit Amerikan të Mbrojtjes. 

Reparti amerikan Seth Moulton i dhuroi atij medaljet në një ceremoni të veçantë të hënën që lamë pas.

Fantasia më parë mori Yllin e tij të Argjendtë, çmimin e tretë më të lartë të vendit për trimëri në luftime, tha Tim Biba nga zyra e Moulton për CNN.

Fantasia shërbeu në Kompaninë L, Batalionin e 3-të, Regjimentin e 104-të të Këmbësorisë, Divizionin e 26-të të Këmbësorisë edhe si një mjek i ushtrisë amerikane. Ai u kap në Rodalbe, Francë, në vitin 1944 ndërsa priste një rreshter të plagosur dhe u mbajt si i burgosur i luftës derisa u çlirua nga forcat ruse më 28 prill 1945.

     

    Marrë nga: www.cnn.com-Përgatiti: F.H,Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco