Argjentinë: Nëna e re lind foshnjën në autobusin në lëvizje

Argjentinë: Nëna e re lind foshnjën në autobusin në lëvizje

11:24, 09/01/2020
A+ Aa A-

Disa policë kanë prerë kordonin e kërthizës së një foshnje të porsalindur pasi ndihmuan nënën e re të lindë në një autobus.

Nëna e re pa emër ndjeu dhimbjet e lindjes teksa udhëtonte në komunën e Ingeniero Budge në provincën lindore argjentinase të Buenos Aires.

Raportet thanë se nëna u ndihmua nga tre oficerë që hipën në autobus në Puente La Noria.

Policët ndihmuan për lindjen e të porsalindurit, të cilin nëna e ka quajtur Milagros (Mrekulli), dhe vajza e vogël mendohet se ka peshuar 3.3 kilogramë.

Si nëna ashtu edhe fëmija raportohet se janë mirë. 

Nëna shfaqet e çorientuar sapo ka lindur foshnjën, e cila është duke u lëkundur nga oficeri mashkull.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H,Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco