Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Rasti që tronditi Europën/ Fëmija gjendet poshtë avionit...

Rasti që tronditi Europën/ Fëmija gjendet poshtë avionit...

19:48, 08/01/2020
A+ Aa A-

Disa herë mediat kanë raportuar për raste kur njerëz të ndryshëm, në kërkim të një jete më të mirë, futen te pjesa poshtë avionit, aty te ndarja ku qëndrojnë gomat e uljes, për të udhëtuar drejt vendeve perëndimore.

Ky është një mision përgjithësisht i pamundur.

Diçka të tillë duket se ka provuar një fëmijë dhjetë vjeç nga Bregu i Fildishtë.

Trupi i tij u pajetë u gjet poshtë avionit që mbërriti në Paris nga kryeqyteti i vendit afrikan.

Air France shprehu ngushëllimet e saj për këtë tragjedi, kurse autoritetet në vendin afrikan thanë se kjo tregon një dështim të madh në sigurinë e aeroportit të Abixhanit.

Vjet në korrik, një rast i ngjashëm u shënua në Angli. Trupi i personit që kishte hyrë te gomat e avionit, ra në kopshtin e një britaniku në Londër pak përpara se mjeti fluturues të ulej në aeroport.

Në Angli janë shënuar gjashtë raste të tilla brenda një dekade. Në SHBA thuhet se janë regjistruar 96 raste nga viti 1947 deri në vitin 2012.

Por ka edhe raste spektakolare të mbijetesës.

Në vitin 1969, Armando Socarras Ramirez, 22 vjeç, mbijetoi gjatë një fluturimi nga Havana e Kubës drejt Madridit në Spanjë.

Në vitin 1996, Pardeep Saini, 23 vjeç, mbijetoi gjatë fluturimit prej dhjetë orësh nga Delhi për në Londër. Por vëllai i tij vdiq pasi ra teksa avioni po i afrohej aerportit.

Në vitin 2000, Fidel Maruhi mbijetoi nga Tahiti deri në Los Anxhelos.

Në vitin 2002, Victor Alvarez Molina, 22 vjeç, i mbijetoi fluturimit nga Kuba për në Montreal të Kanadasë.

Në vitin 2014, një 15-vjeçar i quajtur Yahya Abdi u bë i famshëm në mbarë botën pasi udhëtoi poshtë avionit, nga Kalifornia deri në Havai.

Çfarë mund të ndodhë gjatë fluturimit?

Rreziqet janë serioze, që nga mundësia që të shtypesh prej gomave të avionit e deri tek humbja e lëngjeve të trupit.

Gjatë fluturimit, temperaturat mund të zbresin deri në -63 gradë Celsius, duke sjellë hipotermi.

Në lartësinë 5500 metra nis hipoksia. Trupi privohet nga oksigjeni duke shkaktuar dobësi, dridhje, dhimbje koke dhe probleme me shikimin.

Në një lartësi edhe më të madhe, mushkëritë kanë nevojë për presion artificial që të funksionojnë normalisht.

Ndarja ku gjenden gomat nis të hapet kur avioni bëhet gati për ulje dhe shumë prej këtyre aventurierëve bien duke humbur jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco