FOTO/ Tuneli prej bore me një lartësi prej 17 metrash

FOTO/ Tuneli prej bore me një lartësi prej 17 metrash

14:02, 08/01/2020
A+ Aa A-

Pastruesit e borës kalojnë plot tre muaj për të pastruar këto rrugë në Japoni. Nuk është makthi më i frikshëm që keni imagjinuar ndonjëherë…

Është një atraksion i quajtur ‘Ecja në murin prej bore’ dhe ndodhet thuajse dy orë e gjysmë me tren nga Tokio i Veriut.

Duhen 50 minuta për ta përshkuar plotësisht dhe faqet e tij anësore me borë ngrihen deri në 17 metër lartësi.

Ju mund të ndërtoni shtëpi bore e mund të rrëshqisni faqeve të larta me borë është gjithçka e mundur me një sasi marramendëse të saj. Është pjesë e rrugës së alpeve të Japonisë së Veriut: Tateyama Kurobe.

Ndryshe njihet edhe si ‘Çatia e Japonisë’ dhe ka ujëvarën më të lartë në botë. Në këtë vend mund të shijoni dimrin deri në qershor kur edhe shfaqen temperaturat e ngrohta. 

    Marrë nga: www.cnn.com-Përgatiti: F.H,Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco