Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Astronomët zbulojnë strukturën e gaztë në formë vale

Astronomët zbulojnë strukturën e gaztë në formë vale

11:56, 08/01/2020
A+ Aa A-

Astronomët kanë zbuluar strukturën më të madhe të gaztë të vërejtur ndonjëherë në galaktikën tonë, duke ndryshuar përfundimisht kështu njohuritë njerëzore për formën e materies në Rrugën e Qumështit.

Struktura në formë vale është rreth 9,000 vite drite e gjatë dhe 400 vjet dritë e gjerë, dhe shtrihet 500 vjet dritë sipër dhe poshtë diskut të galaktikës sonë.

Struktura e gjatë dhe relativisht e hollë si fije është e nderur dhe e lehtë, si 'një valë në pellg' dhe përmban një rrjet të madh të ‘dhomave’ yjore - rajone formuese të yjeve. 

Ekipi nga Harvardi përdori të dhëna të reja nga anija kozmike Gaia e Agjencisë Hapësinore Evropiane për të ndërtuar një hartë 3D të materies ndëryjore në galaktikë.

"Ne nuk e dimë se çfarë e shkakton këtë formë, por mund të jetë si një zhurmë në një pellg, sikur diçka tokësore jashtëzakonisht masive në galaktikën tonë," tha Joao Alves, profesor i astrofizikës yjore në Universitetin e Vjenës dhe bashkë autor i studimit.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H,Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco