FOTO/ Kush e shpiku lojën e topave me ngjyra?

FOTO/ Kush e shpiku lojën e topave me ngjyra?

10:35, 08/01/2020
A+ Aa A-

Është një ndër momentet kryesore të fëmijërisë për miliona persona në mbarë botën e mbase për këtë do na duhet të falënderojmë një kavanoz qepësh.

Është historia fantastike e enës me qepë turshi që frymëzoi edhe krijimin e kësaj ‘ene’ me topa shumë ngjyrësh që u kthye në një ndër lojërat më të dashura të fëmijërisë.

Një gropë topi nuk është gjë tjetër veçse një vrimë e madhe boshe me një tufë sferash plastike shumëngjyrëshe të hedhura brenda. 

Por ka edhe diçka të çuditshme dhe të veçantë në lidhje me të: ndjesia gati sikur je duke notuar. Për të paktën pesëdhjetë vite, kjo lojë ka qenë pjesë e pandarë e fëmijërisë të shumë te rriturve sot.

Por pavarësisht vendit se ku ndodhen, të gjitha gropat e topave në botë mund të gjurmohen te një njeri: shpikësi i tyre, anglezi me emrin, Eric McMillan.

McMillan u ngrit nga një edukim i ashpër, i punës së mundimshme dhe shkatërrimeve urbane për t'u bërë projektuesi kryesor në botë i qendrave të lojërave për fëmijë. 

E gjitha filloi 40 vjet më parë në San Diego kur frymëzimi i erdhi pasi ishte duke parë një kavanoz me qepë turshi në kuzhinë. ‘Sikur të zvarritemi në të’, kjo ishte fantazia...

Gropa e parë e topit, e mbushur me 40,000 topa, u hap menjëherë pas festës së Epifanisë."Njerëzit thjesht u çmendën për të.  Faleminderit Zotit për ato qepë", tregon shpikësi i lojës.

    Marrë nga: www.bbc.com-Përgatiti: F.H,Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco