NASA zbulon Tokën e dytë

NASA zbulon Tokën e dytë

10:04, 08/01/2020
A+ Aa A-

Në kërkim të planetëve të banueshëm jashtë sistemit tonë diellor, NASA mendohet se ka bërë një zbulim të rëndësishëm.

Sateliti kërkimor i NASA-s, i quajtur Tess, ka identifikuar një eksoplanet të quajtur TOI 700D.

Ai është i krahasueshëm në përmasa me Tokën dhe mendohet se ka ujë të rrjedhshëm. Këtë e bëri të ditur NASA në takimin e përvitshëm në Havai.

NASA u ndihmua në këtë mision edhe nga astronomë amatorë. TESS fillimisht nuk e kishte klasifikuar siç duhet këtë planet. Por astronomët e tjerë zbuluan gabimin.

Pas korrigjimit të parametrave u zbulua se planeti është më i vogël në përmasë nga sa ishte menduar fillimisht dhe gjendet në një zonë të banueshme.

Eksoplanetet janë zbuluar edhe në të shkuarën, veçanërisht nga teleskopi Kepler. Por kjo është hera e parë që Tess, që nisi misionin në vitin 2018, bën një zbulim të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco