VIDEO/ Magjia e vallëzimit në një vend si Siria...

VIDEO/ Magjia e vallëzimit në një vend si Siria...

15:12, 25/12/2019
A+ Aa A-

Ahmad Joudeh lindi në një kamp refugjatësh në Siri.

Në moshën 8 vjeçare, ai zbuloi magjinë e vallëzimit. Që nga ajo ditë, bota e tij u shndërrua plotësisht. Vallja ishte për të një shpëtim nga bota që e rrethonte.

Ai filloi të postojë video të shfaqjeve të tij në internet, dhe përfundimisht u zbulua nga Baleti Kombëtar Hollandez, ku iu ofrua një bursë.

Tani, Joudeh vazhdon të kërcejë për të luftuar për artin, për kulturën dhe për historinë edhe pse është duke jetuar në në një vend të rrezikshëm si është edhe Siria.

Moto e jetës së tij është kërce ose vdis. Ai ka performuar në gjithë Evropën por jo vetëm. Ai mendon se një artist ka të njëjtat fuqi si një ushtar. Duhet të luftojë për vendin e tij. Sipas tij një shtet pa art dhe kulturë nuk mund të vazhdojë para. 

Marrë nga: www.greatbigstory.com-Përgatiti: F.H,Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco