Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

VIDEO/ Peshku shpatë bie në grep, thuajse shqyen peshkatarët

VIDEO/ Peshku shpatë bie në grep, thuajse shqyen peshkatarët

09:01, 25/12/2019
A+ Aa A-

Ky është momenti i tmerrshëm kur një peshk shpatë agresiv në mënyrë të përsëritur përpiqet të sulmojë zhytësit e pasi futet në një linjë peshkimi.

Turistët ishin duke u zhytur në brigjet e Chumphon, Tajlanda e Jugut në fillim të këtij muaji kur ata hasën në peshkun e tërbuar.

Pamjet nga një ekuipazh në një varkë peshkimi tregojnë se si peshku sillet furishëm nëpër ujë.

Peshku kërcënues u pa tek afrohet tek zhytësit, duke tentuar të shkaktojë lëndime tek ata por u tërhoq në kohë pa shkaktuar fatmirësisht lëndime tek ta.

Një nga survejuesit tha se peshku ishte zemëruar shumë kur ishte kapur në grep dhe madje me shumë mundësi do kish dëmtuar dikë nëse nuk do ishte ndalur në kohë.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H,Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco