Videoja që ngatërron njerëzit, burri lëkundet para kamerës apo pas saj?

Videoja që ngatërron njerëzit, burri lëkundet para kamerës apo pas saj?

08:55, 24/12/2019
A+ Aa A-

Një video e një burri që hipur në një shilarse ka ndarë internetin në dy pjesë me shumë që e krahasojnë atë me The Dress of 2015 dhe debatin e Laurel / Yanny të vitit 2018.

Videoja, e cila u nda për herë të parë në TikTok nga Eric Tupper nga Fairbanks, Alaska, tregon një njeri i cili ndodhet i vetëm në një shesh lojërash të mbuluar me dëborë duke u përkundur.

Por shikuesit nuk bien dakord nëse burri ndodhet përballë me kamerën apo është larg saj, dhe të gjithë duket se mbrojnë teorinë përkatëse.

Eric tha që ai e regjistroi videon shkurtin e kaluar ndërsa vizitoi Anchorage me disa miq dhe madje duke e parë atë live, ata u ndanë se në cilin drejtim ai po lëkundej, përballë kamerës apo me shpinën kthyer drejt saj.

Është vërtet një iluzion optik shumë interesant ku në disa raste duket se ai ndodhet ekzaktësisht përballë me kamerën ndërsa në momente të tjera duket sikur i ka kthyer shpinën asaj.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H,Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco