VIDEO/ Krishtlindjet magjike të 11 vjeçares me krahun bionik

VIDEO/ Krishtlindjet magjike të 11 vjeçares me krahun bionik

13:41, 23/12/2019
A+ Aa A-

Një nxënëse e shkollës ka vendosur për herë të parë në jetë një krah biotik pasi ka lindur pa dorën e djathtë. 

Hollie Lownds, 11 vjeç, është pajisur me krahun bionik me tematikë nga "Iron Man", i cili vlen 5,600 dollarë.

Kjo do i mundësojë asaj të lajë flokët, të hajë me thikë dhe pirun dhe të ngasë një biçikletë për herë të parë, dhe ajo është veçanërisht e emocionuar për të hapur dhuratat e Krishtlindjes më në fund me dy duar.

Prindërve të Hollie iu tha në 20 javë të shtatzënisë se vajzës së tyre i mungonte dora e djathtë për shkak të një defekti të rritjes por përsëri ata vendosën ta mbajnë vogëlushen e tyre.

Që nga lindja, ajo nuk ka pasur një protezë dhe është përpjekur të përdorë trungun e nyjës së bërrylit së saj për të kapur gjërat dhe për të hapur dyer. 

Vogëlushja shprehet e mahnitur kur ka thënë se këto Krishtlindje do jenë magjike për shkak të lumturisë pafund prej krahut të ri. 

    Marrë nga: www.dailymail.co.ukPërgatiti: F.H,Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco