Rasti i parë në Evropë: Transplantimi i katër organeve njëherësh

Rasti i parë në Evropë: Transplantimi i katër organeve njëherësh

13:49, 18/12/2019
A+ Aa A-

Për herë të parë në Evropë, një pacient i është nënshtruar një operacioni shumë delikat: transplantimi i jo një, por 4 organeve në të njëjtën kohë. 

Ndodhi në spitalin Molinette në Torino, Itali, ku Domenico Gatta, një burrë 47 vjeç, bëri një transplantim të mëlçisë, pankreasit dhe mushkërive. 

Arsyeja e këtij operacioni vjen për shkak të një sëmundje gjenetike që prek njeriun, fibroza cistike. 

Është një sëmundje serioze që ndryshon gjendjen e shumë organeve: duke i bërë ato të bymehen dhe i bën e më pak të lëngshme, duke kontribuar në dëmtimin e tyre. 

Për 15 orë burri iu nënshtrua një operacioni të vështirë dhe tani, pas rreth 2 muajsh në kujdes intensiv, ai foli për herë të parë.

"Kur ata më thanë për ndërhyrjen katërfish, nuk munda ta besoja. Unë arrita këtu në gjendje kome, nuk mbaj mend asgjë".

Një ndërhyrje unike në botë, dhe një rast i ngjashëm ishte kryer vite më parë në Kanada ku, megjithatë, ndërhyrja ishte përgatitur dhe pacienti ishte i vetëdijshëm për këtë. 

Në këtë rast, pacienti kishte mbërritur në gjendje kome në spital dhe vendimi për të operuar ishte marrë brenda 24 orëve me aprovimin e dhënë nga gruaja e tij dhe fatmirësisht rezultoi me sukses.

Marrë nga: www.curioctopus.it-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco