VIDEO/ Ky burrë duket sikur po fluturon mbi fshesë, por shikoni për çfarë bëhet fjalë

VIDEO/ Ky burrë duket sikur po fluturon mbi fshesë, por shikoni për çfarë bëhet fjalë

11:24, 18/12/2019
A+ Aa A-

Zach King nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, është një iluzionist i njohur për shfaqjet e tij në internet, e me të fundit që ka realizuar ka mahnitur vërtet të gjithë.

Në shikim të parë, 29-vjeçari duket sikur fluturon mbi një fshesë me bisht, ndërsa kur ndalon shihet se ky mashtrim i thjeshtë optik është bërë me ndihmën e pasqyrës dhe një imitimi që ngjan me këmbë.

“Refuzuan aplikimin tim në Hogwarts, por unë e gjeta një mundësi se si të bëhem magjistar”, ka shkruar King, në videon ku shfaqet i veshur si Harry Potter.

Skatebordi mbi të cilin qëndronte, e ndihmonte me lëvizjen, derisa këmba protezë e bënte të dukej se vërtetë qëndronte i ulur mbi fshesë.

Zach King në TikTok ka 28.2 milionë ndjekës, ndërsa në YouTube 5.14 ndjekës që ndjekin vazhdimisht postimet e tij.

@dailystar.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco