Zbulohet kodi gjenetik i vajzës 5,700 vjeçare nxjerrë nga çamçakëzi antik

Zbulohet kodi gjenetik i vajzës 5,700 vjeçare nxjerrë nga çamçakëzi antik

10:53, 18/12/2019
A+ Aa A-

I gjithë kodi gjenetik i një njeriu 5,700 vjeç është nxjerrë nga pak më shumë se një copë "çamçakëz" antik.

Shkencëtarët zbuluan se personi që ka përtypur këtë çamçakëz ishte një vajzë e re që jetonte në Danimarkë, me lëkurë të errët dhe sy blu.

Ky lloj çamçakëzi është i bërë nga thupra dhe ka dhënë shumë informacione të rëndësishme për shkencëtarët lidhur me ADN-në e personit që e ka përdorur atë.

Kjo është bërë duke ngrohur lëvoren e thuprës, dhe është përdorur nga paraardhësit tanë që nga 760,000 deri në 126,000 vjet më parë.

Por pjesë të vogla të këtij materiali janë gjetur edhe në vende të tjera arkeologjike, shpesh me gjurmë dhëmbësh në to.

Kjo sugjeron që copëzat e lëvores së thuprës ishin përtypur nga paraardhësit tanë të largët dhe edhe atëherë kishim përdorim të çamçakëzëve.

Kontakti i ngushtë me gojët e të parëve tanë i bën ata të aftë për nxjerrjen e ADN-së e cila përcakton gjininë dhe moshën e personit që e ka përdorur atë.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco