VIDEO/ Baristi jep dorëheqjen duke kënduar barist dor

VIDEO/ Baristi jep dorëheqjen duke kënduar

10:22, 18/12/2019
A+ Aa A-

Një barist kanadez i Starbucks u bë një hero në internet kur e la punën e tij në zinxhirin e kafesë duke kënduar një këngë mbushur me shpjegime që e kishte shkruar posaçërisht për shefin e tij. 

Anesti Danelis, një komedian muzikor nga Toronto, i shndërroi fantazitë e shumë njerëzve në një realitet kur e dha lamtumirën për punën e tij prej tre vjet e gjysmësh me një këngë origjinale që ai titulloi 'F ** k This, I Quit.

Në videon që ai ndau në YouTube dhe Twitter më 9 dhjetor, Anesti ka në duar kitarën e tij teksa iu drejtohet klientëve dhe punonjësve në Starbucks në skajin perëndimor të Torontos.  

'Unë kam punuar këtu për disa vjet dhe ka qenë aq bukur. Bashkëpunëtorët e mi, i shikoja të gjitha fytyrat tuaja të bukura çdo ditë,' thotë ai, duke shpjeguar këngën që e interpretoi posaçërisht për menaxherin e tij. 

'I dashur menaxher, unë kam punuar këtu për kaq shumë kohë. Unë kam diçka që dua t'ju them, kështu që mendova ta them atë në një këngë, 'F ** k kjo, pushova! F ** k këtë vend, e braktisa. Nuk dua të punoj për dikë që i trajton punonjësit e tyre si m**t! '

'Kam gjetur një punë më të mirë, sot ishte dita ime e fundit', vazhdon ai.

Rreshti i fundi i këngës, zbulon të gjitha gjërat që pretendohet se menaxheri i tij i ka bërë ndër vite për ta bërë atë të dëshirojë të largohet.  

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Tags

    Komentet

    Shto koment

    Denonco