VIDEO/ Kafshët që bëjnë kërcim në grup për të mbrojtur territorin

VIDEO/ Kafshët që bëjnë kërcim në grup për të mbrojtur territorin

09:30, 18/12/2019
A+ Aa A-

Këto grupe gjallesash të vogla kryejnë një 'valle lufte' për të frikësuar kundërshtarët dhe për të mbrojtur territorin e tyre tregon një studim i ri i bërë së fundmi.

Duke vëzhguar grupe të këtyre krijesave tepër të lezetshme për 11 vjet, studiuesit britanikë vunë re se më shumë se gjysma e bashkëveprimeve me grupet rivale çuan në atë që njihet edhe si vallja e këtyre kafshëve.

Lëvizja e pazakontë përfshin secilin prej tyre që shfaqet me bishtin e ngritur, ndoshta për ta bërë grupin e tërë të duket më i madh në mënyrë që edhe të trembet armiku.

"Për sa i përket lëvizjes, është më shumë si një fryrje", tha autori kryesor dhe antropologu evolucionar Dr. Mark Dyble në ‘University College London’ për MailOnline. 

"Megjithatë, për sa i përket asaj që bëjnë, është një mjet për të treguar forcën numerike, dhe mbase fizike, të grupit ndaj një rivali."  

Në atë që ata e quajnë studimi i parë empirik mbi agresionin ndër-grupor, studiuesit monitoruan qindra vallëzime të tyre ndër grupore mbi 11 vjet në shkretëtirën Kalahari në Afrikën e Jugut.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Tags

    Komentet

    Shto koment

    Denonco