FOTO/ 38-vjeçarja humb mbi 30 kg në 1 vit e gjysmë

FOTO/ 38-vjeçarja humb mbi 30 kg në 1 vit e gjysmë

08:58, 18/12/2019
A+ Aa A-

Një grua që ka kaluar në masë nga një madhësi 30 në një madhësi 8 thotë se nëna e saj thuajse nuk e njeh më atë pas një humbje kaq tronditëse në peshë.

Elizabeth Watkins, 38 vjeç, nga Princes Risborough, në Buckinghamshire, ra nga 165 kg në 70 kg për vetëm 18 muaj, me ndihmën e një bypass-i të stomakut dhe një diete të rreptë me 700 deri 1200 kalori në ditë. 

Rezultatet janë aq të dukshme sa miqtë dhe familja mahniten kur e shohin atë të ecë në rrugë.

Elizabeth, një konsulente për rekrutime, ka gjetur gjithashtu dashurinë e jetës së saj pasi humbi peshën dhe tanimë është fejuar.

Duke folur për transformimin, Elizabeth, e cila lindi në Stamboll në një familje armene dhe u transferua në Mbretërinë e Bashkuar kur ishte 12 vjeç, tha që ajo ka luftuar me peshën që nga fëmijëria. 

Ajo tha: 'Unë kam qenë e madhe gjatë gjithë jetës sime, përfshirë gjithë fëmijërinë time’. 

Shumë faktorë u bënë shkak për rritjen e saj në peshë duke filluar nga ushqimi i keq tek jeta pa aktivitet fizik.

Ndërsa Elizabeta u rrit dhe pesha e saj vazhdoi të shtohet, Elizabeth u mbyll shumë në vete dhe u tërhoq, këtë e bëri pasi nuk duronte të tjerët të ndjenin keqardhje për të ose të kritikonin peshën e saj.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Tags

    Komentet

    Shto koment

    Denonco