FOTO/ NASA zbulon Aurorën në Mars që mund të shpjegojë pse nuk ka jetë në të

FOTO/ NASA zbulon Aurorën në Mars që mund të shpjegojë pse nuk ka jetë në të

14:29, 17/12/2019
A+ Aa A-

NASA ka zbuluar një aurora në Mars që mund të shpjegojë pse planeti nuk është më i aftë të krijojë jetë në të.

Pra, ne me shumë mundësi do t'i shoqëronim aurorat me Dritat Veriore, drita mjaft të gjelbra të cilat zbukurojnë qiellin.

Në thelb, dikur Marsi ishte i mbuluar me ujë dhe madje kishte edhe liqene. Sidoqoftë, tani është i kuq, i thatë dhe pa jetë dhe arsyeja mund të jetë aurora e re e krijuar në të.

Zbulimi i sekreteve të kësaj aurore, dhe pse uji u largua përfundimisht nga Marsi, mund të na ndihmojë në përpjekjen për të zbuluar se ku shkuan marsianët, gjithmonë nëse ata kanë qenë ndonjëherë atje.

Nuk është e dukshme për syrin e njeriut sepse jep dritë ultravjollcë, por shkencëtarët mendojnë se gjenerohet nga hidrogjeni që po zhduket nga uji në Mars.

Kjo po vazhdon me një ritëm të ngadaltë për një kohë të gjatë. Çdo informacion është i rëndësishëm sepse nëse mund ta kuptojmë më mirë këtë aurora, ne mund të kuptojmë nëse është shkaktuar apo jo nga uji në planetin e kuq.

    Marrë nga: www.ladbible.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Tags

    Komentet

    Shto koment

    Denonco