FOTO/  80 vjeçarja fal 500 kuti dhuratash në vit për njerëzit në nevojë

FOTO/ 80 vjeçarja fal 500 kuti dhuratash në vit për njerëzit në nevojë

13:57, 17/12/2019
A+ Aa A-

Një gjyshe është quajtur ‘Nëna Krishtlindje’ pasi kaloi gjithë vitin duke krijuar 500 kuti këpucësh plot dhurata për t’ua dhuruar nevojtarëve.

Për një orë çdo ditë, 80-vjeçarja, Fran Clark bën dhe përfundon dhuratat e bamirësisë, në mënyrë që ato të dorëzohen tek ata më pak me fat.

Kjo grua legjendë merr disa javë pushime gjatë Krishtlindjes për të filluar pastaj përsëri në janar krijimin e pakove për vitin e ardhshëm.

Fran, nga Bristol, vendosi të fillojë të bëjë kutitë pasi ajo la familjen e saj për t'u transferuar në një shtëpi të kujdesit ndaj të moshuarve dhe aty filloi të ndihej shumë e vetmuar.

Tani, duke ndihmuar njerëzit e tjerë që të kenë një Krishtlindje më të mirë, ajo ndjen se ka një qëllim të ri dhe pranon se kjo punë e mban shumë të impenjuar dhe ndihet e plotësuar.

Ajo së pari filloi të bënte kutitë katër vjet më parë, kur pa një reklamë për një apel për dhurimin e pakove për njerëz në nevojë me rastin e festës.

Ajo tregon po ashtu edhe se kur jetonte pranë fëmijëve, nipave dhe mbesave nuk ndihej edhe shumë rehat pasi ata nuk kishin kohë ta vizitonin shumë shpesh dhe ndihej në faj për këtë gjë ndaj edhe vendosi të shkëputej prej tyre.

    Marrë nga: www.ladbible.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco